Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ligën e basketbollit NBA. Ylli i Lejkërsave, Lebron Xhejms nxori jashtë stadiumit dy tifozë sepse ata po e ofendonin.
Ndeshja midis Lejkërsave dhe Indiana Pejsërs u ndërpre prej një incidenti me një çift tifozësh. 36 vjeçari thirri arbitrin kryesor dhe ai mori vendimin për largimin e tyre. Ngjarja u bë virale nëpër rrjetet sociale për shkak të reagimit të personave. Në përfundim të ndeshjes “Mbreti” Xhejms foli lidhur me këtë situatë.
“Kur përdoren fjalë dhe gjeste të papërshtatshme atëherë nuk mund të tolerohen. Ka një ndryshim mes tifozllëkut për ekipin tënd dhe dëshirës që kundërshtarët mos të fitojnë”.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Lejkërsave 124-116 ndaj Indiana Pejsërs.
PANORAMASPORT.AL