BallinaKronikeDalin rezultatet/Ja sa policë në Tiranë rezultojnë përdorues droge

Dalin rezultatet/Ja sa policë në Tiranë rezultojnë përdorues droge

spot_img
spot_img

Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e drogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike.

Sipas të dhënave që raporton Ora News, mësohet se 2 prej bluve që kanë rezultuar pozitivë janë pjesë e komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.

Bëhet fjalë për persona që janë 50-60 vjeçarë, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.

Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare.

Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës. Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut.

Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë. /Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular