BallinaKryesore“Më 20 maj, gjithë natën mendoja përse ma bënë këtë”/ Berisha: Ja...

“Më 20 maj, gjithë natën mendoja përse ma bënë këtë”/ Berisha: Ja arsyeja që vendosa të…

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha kujton ditën kur u shpall ‘non grata’ nga Amerika. Ai thotë se nuk e zinte gjumi dhe mendonte se përse ja bënë këtë.

Sipas tij, shpallja ‘non grata’ erdhi vetëm për faktin se ka denoncuar shpërbërjen e kufijve të Kosovës, si dhe ka dalë kundra Geroge Soros. Ai garantoi se PD në pushtet do të krijojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me SHBA-të.

“Më datë 20 maj, pasi mendoja pothuajse gjithë natën përse ma bënë këtë, çfarë kam bërë? Kam punuar për 30 vite për atdheun dhe arrita në përfundimin se nuk kishte qëllim tjetër veçse mbrojta që i kam bërë Kosovës. Menjëherë vendosa, nga një njeri që isha betuar të mos kthehesha në politikë, të kthehem fuqishëm për të mbrojtur Kosovën, interesin publik, deri në fund të jetës time. ju bëj thirrje, duke e ditur rolin e jashtëzakonshëm tuaj që të mobilizoni forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektit e Vuçiç dhe veglës së tij Ramës në Tiranë”, tha Berisha nga foltorja virtuale me emigrantet ne Amerike.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për ambasadoren Yuri Kim: “Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS,. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”

Më tej ai shtoi se “asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular