Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Angli, ku një person është plagosur për vdekje
Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:15 në rrugën ‘Caley’.
Një dëshmitare okulare ka treguar se rreth tetë burra kishin mbërritur në pronë të armatosur me thika dhe një sëpatë. Prona është konsideruar si një “shtëpi bari”.
“ Burrat kanë hyrë me forcë dhe thyen derën e përparme dhe xhamat – dhe sulmuan pasagjerin përpara se të largoheshin me makina.”- tregoi dëshmitarja
Ndër të tjera ajo shtoi se shtëpia në fjalë ishte marrë me qira nga tre burra për katër vitet e fundit, të cilët ajo mendon se janë shqiptarë.
Nga ana tjetër një fqinj thuhet se ka zbuluar një sëpatë të hedhur në Rankine Road aty pranë, pranë një Ford Fiesta, të cilën policia e rrethoi më vonë.
Për policinë banorët kanë treguar se rruga mbante e gjithë erë kanabis.
Sipas mediave të huaja një tjetër person ka thënë se ka parë rreth 15 burra duke vrapuar ndërsa mbanin bimë kanabis.
“Ne nuk po flasim për bimë të vogla këtu,” tha ai. “Po flasim për “gjysmë pemë”