BallinaAktualitetGjykata Europiane mund të lërë 6 bashkitë pa kryetar

Gjykata Europiane mund të lërë 6 bashkitë pa kryetar

Tashmë që Gjykata Kushtetuese ka vulosur zgjedhjet lokale të 30 qershorit, topi kalon në fushën e presidencës, ku presidenti Ilir Meta duhet të nxjerrë dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar.

Durrësi, Lushnja, Shkodra, Vora, Rrogozhina dhe Dibra janë njësitë vendore pa një kryetar. Si rregull duhet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të botohet në Fletore Zyrtare dhe më pas presidenti të vihet në lëvizje.

Presidenti Ilir Met në konflikt me datën 30 qershor, pasi e ka anuluar mund të shpresojë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të ankimohet në Gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut. Vetë kreu i shtetit anuloi 30 qershorin dhe nxori po me dekret datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve, por që nuk u pranua nga socialistët dhe në mënyrë indirekte nga PD-ja.

Por dërgimi i vendimit të Kushtetueses në Gjykatën e Strasburgut mund të rrezikojë që këto bashki të mbesin pa një kryetar.

Këtë e ka paralajmëruar ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një reagim për mediat vizive.

“Si rregull i përgjithshëm, dihet që n.q.s një çështje e kalon për t’u gjykuar si e tillë në gjykatë, veprimet mbi të pezullohen deri sa të shprehet gjykata. Në këtë rast, ky parim i përgjithshëm funksionon edhe nëse presidenti i drejtohet Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për të trajtuar këtë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kume për Vizion Plus.

Paralajmërimi se vendimi i Kushtetuese mund të ankimohet në Strasburg u dha nga vetë presidenti në një intervistë televizive. “Ne do t’i presim me shumë vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Do t’i studiojmë dhe do të bëjmë veprimet më të mira në interes të respektimit të Kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut, sepse sigurisht që ka Gjykatë Kushtetuese, por padyshim që nuk ka vetëm Gjykatë Kushtetuese. Ka edhe Gjykatë Evropiane që mbron të drejtat e njeriut dhe Shqipëria tani është pjesë e një sistemi të tillë”, deklaroi Meta.

Nuk dihet nëse ky hap do të merret nga Meta, apo nga shoqata e bashkive, që tashmë është në kontrollin e socialistëve, e që duket si pak e vështirë. Meta ka dhënë përgjigje evazive, duke nënkuptuar se datën e zgjedhjeve mund ta vendosë dhe Parlamenti, si kundërpërgjigje e asaj që nuk e njeh personalisht 30 qershorit, edhe pse legjitimiteti i tyre është vulosur nga Gjykata Kushtetuese./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular