BallinaAktualitetDemalia për vizitën e diplomatit amerikan: Escobari vjen në Shqipëri për "peshkun...

Demalia për vizitën e diplomatit amerikan: Escobari vjen në Shqipëri për “peshkun e madh”

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen, vetëm dy ditë para Kuvendit të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Publicisti Ilir Dema në një lidhje me skype për Rtv Ora e sheh këtë vizitë të lidhur sa me Berishën aq edhe me luftën e SHBA kundër korrupsionit rajon.

Demalia: Kjo vizitë nuk është thjesht një vizitë formale e një prej diplomatëve më të lartë  amerikanë, nuk është e rastësishme që vjen dy ditë para zhvillimit të Kuvendit. Po ashtu mendoj se është një mesazh fakti që Escobar nuk takon Berishën por takon Bashën dhe Ramën, tregon se është një mesazh kundër Berishës. Mesazhi kundër Berishës është logjik se DASH e ka në listën e zezë. Lidhet dhe me vendimin e Biden që do të fillojnë shumë shpejt masat për sekuestrimet, bllokimet e pasurive të korrupsionit dhe luftën e pandalshme të korrupsionit në Ballkan. Mund të jetë dhe një vizitë për qëndrimin e Yuri Kim sepse e ka tejkaluar dhe po pengon zhvillimin e këtij procesi.

Duke dashur të dëmtojë Berishën, më shumë po i vjen në ndihmë si kundër-reagim. Kim ka mbajtur një qëndrim tepër të njëanshëm, është e deklaruar pro qeverisë. Gafa e fundit që bëri që ka prekur njerëz që e kanë vuajtur atë regjim dhe nuk e di pse ishte e nevojshme ta bënte një Ambasadore, ishte qëndrimi që mbajti për 29 Nëntorin që e quajti ditë çlirimi dhe feste. Megjithatë mendoj se SHBA dhe BE kanë një luftë serioze mundër korrupsionit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan dhe më gjerë sepse korrupsioni sjell dhe prishjen e interesave amerikane dhe euroatlantike në rajon dhe më tej. Ka një luftë serioze, gjithëkush ka të drejtë të pyesë pse nuk mbajnë këtë qëndrim për Edi Ramën, Berisha ka qenë 8 vjet përpara në pushtet dhe këtë e shfrytëzon dhe Berisha.

Demalia komentoi edhe zhvillimet brenda PD dhe lëvizjen e Berishës. Në gjykimin e tij sa kohë që shqiptarët do të vazhdojnë të luftojnë të keqen me të keqe do të sillemi brenda rrethit vicioz të së keqes.

Demalia: Berisha thotë unë e di si mundet Rama ashtu si Rama pat thënë unë e di si mundet Berisha. Dhe çfarë na erdhi? Një Berishë më i keq se Berisha para Ramës me Ramën. Janë antipod i njëri-tjetrit. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të luftojnë të keqën me të keqen do të sillen në rrethin vicioz të keqes. Problemi nuk duhet shtruar Berisha apo Rama por përse shoqëria shqiptare, rinia që shkon pas Foltores së Berishë, nuk ka qenë në gjendje të sjellë një model të ri. Rinia po merr modelin e kësaj klase politike. Nuk funksionojnë partitë në Shqipëri si ekip.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular