BallinaAktualitet“Kërcënimi” i Yuri Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është...

“Kërcënimi” i Yuri Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha për t’u ndalur!

spot_img

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në Evropë dhe hemisferën perëndimore, mes së cilëve një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës, ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim.

Yuri Kim shkruan se ata që janë të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t’u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat.

Yuri Kim: Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t’u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t’u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.

Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular