“Turp të të vijë”, “vrasës”, “ke shndërruar Tiranën në shesh pallatesh, “ke vrarë Ardit Gjoklajn”. Me këto thirrje disa aktivistë të Lëvizjes për Universitetin i kanë prishur takimin me regji qëndrore kryebashkiakut Erion Veliaj. Takimi po mbahej në Pallatin e Kongreseve me rastin e Ditës së Rinisë. Teksa Veliaj po mbante fjalën, aktivistët e kësaj lëvizje nisën të thirrnin kundër tij. Menjëherë ishin truprojat e Veliajt që ndërhynë për të nxjerr nga salla të rinjtë. Shihni pamjet më poshtë.
Thirrje kundër Erion Veliajt në takimin me të rinjtë: Turp të të vijë, vrasës. E ke bërë Tiranën shesh pallatesh…
RELATED ARTICLES