BallinaAktualitetVIDEO/Mbërrin në Shqipëri trupi i 38-vjeçarit që vari veten në furgonin e...

VIDEO/Mbërrin në Shqipëri trupi i 38-vjeçarit që vari veten në furgonin e policisë, vëllai apel autoriteteve: Nuk u bësoj grekëve! T’i bëhet autopsia

Teksa ka kaluar 1 javë nga vetëvrasja me shumë pikëpyetje e 38-jeçarit shqiptar Adem Rusi, në furgonin e burgut të policisë greke, trupi i të ndjerit ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri.

Përmes një prononcimi për media vëllai i tij, Shkëlqimi, ka kërkuar bërjen e autopsisë së trupit të 38-vjeçarit nga autoritetet shqiptare.

Shkëlqim Rusi kërkon zbardhjen e asaj që ai e konsideron si vrasje, pasi është e pamundur që dikush të vetëvaret me lidhësen e këpucëve dikush në një furgon policie, në prani të gardianëve.

“Në prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra dhe do shkoj të pyes për te marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta.

Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë.

Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues.

Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam”, u shpreh Rusi.

©

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular