BallinaAktualitetStuhi në Vlorë/ Trageti me 118 pasagjerë mbetet në det të hapur...

Stuhi në Vlorë/ Trageti me 118 pasagjerë mbetet në det të hapur prej mëngjesit

Moti i keq ka sjellë probleme në mjetet e lundrimit në qytetin e Vlorës. Mëngjesin e sotëm, një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port, por nuk ka mundur të ankorohet.

Korrespondenti i Panorama.al bën të ditur se ende gjatë orëve të pasdites, trageti me 118 pasagjerë qëndron në det të hapur.

Era e fortë dhe stuhia ka bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës.

Pritet të tentohet pas orës 16:00 por situata mbetet ende e vështirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular