BallinaAktualitet“Nuk është gërvishtur as sipërfaqja” / Analisti: Lista “non grata” me biznesmenë...

“Nuk është gërvishtur as sipërfaqja” / Analisti: Lista “non grata” me biznesmenë e politikanë është e gjatë

Analisti, Adrian Shtuni deklaroi për Zona Zero se lista amerikane e biznesmenëve dhe politikanëve shqiptarë të shpallur non grata është shumë e gjatë.

“Nuk është gërvishtur akoma sipërfaqja. Ka shumë thellësi ky problem. Nëse flet për kancer, duhet të kemi parasysh se në çfarë konteksti po flasim për këtë kancer dhe sa i rëndësishëm është lufta kundër këtij fenomeni. Lista ka për të qenë e gjatë”, tha Shtuni

Sipas analistit, mesazhi i SHBA me vizitën e Escobar drejtuar shqiptarëve është që “Amerika është në krah të tyre dhe u kërkon politikanëve shqiptarë që të përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar”.

Sa i takon përplasjes së brendshme në PD, Shtuni thotë se “e djathta duhet të marrë rolin e saj, duhet të jetë shumë me aktive dhe përplasja e brendshme do ta nxjerrë më të fortë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular