BallinaPolitikeShpërthim brenda një Universiteti privat në Tiranë, detajet e para

Shpërthim brenda një Universiteti privat në Tiranë, detajet e para

Një shpërthim brenda një Universiteti privat në rrugën e Rinasit ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte. 

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e mencës së Universitetit.

Policia sqaron se ka qenë një bombul gazi e cila pasi ka rrjedhur nga marrë flakë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular