BallinaOP EDAzgan Haklaj: SHBA vulos fundin e elitës së korruptuar në Shqipëri!

Azgan Haklaj: SHBA vulos fundin e elitës së korruptuar në Shqipëri!

Nga Azgan Haklaj

8-dhjetori, dita e rinisë dhe aleati tradicional i Kombit Shqiptar SHBA, me zërin e Departamentit të Shtetit nga Gabriel Escobar në Selinë e PD-së çertifikuan zgjedhjen e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me një anëtar një votë dhe strukturat e saj legjitime të zgjedhura nga delegatët përfaqësues të antarësisë në kuvendin kombëtar të korrikut 2021.
Ftesa e z Escobar për z Basha për ta vizituar SHBA- shterroj tymnajën boshe të plutokracisë.
SHBA federoj si interlekutor e partnere Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.
Përpjekjet e z Berisha për rithemelimin e PD-së kanë si synim rrëmbimin e saj ashtu siç u pati grabitur dhjetorin 90-të studentëve, por do të deshtojnë me turp.
Shqiptarët i mbajnë mend dekleratat e z Berisha se do të mbetem mik i studentëve dhe rroftë shoku Ramiz Alija në qytetin Studenti.
Ai e grabiti dhe e pronësoj lëvizjen studentore dhe Partinë Demokratike.
Studentët liberatorë dhe rinia guximtare të mbështetur nga qytetaria e Tiranës shëmbën diktarurën me mizore të Europës.
Në rrënojat e saj Sali Berisha kostruktoj regjimin autokratik në të cilën lulëzoj Berishizmi.
Enverizmit ia zuri vendin Berishizmi.
Demokracia e sapo lindur u zhbë nga regjimi abolutist berishian si besëlidhje me Katovicën për vazhdimësinë e sundimit të pinjollëve të familjeve që i kishin shërbyer me zell regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.
Partia Demokratike mbeti si lëvizje për tre dekada.
Shqipëria këputi zinxhirët e diktaturës gjysëm shekullore, por ra në prangat e autokratizmit e vargonjtë e korrupsionit për tre dekada.
Partia misionare e kombit që rrëzoj diktaturën më gjakatare tani ka misionin për shembien e mureve të korrupsionit.
Lejtmotivi i samitit botëror të sotëm në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ishte:
“Pushteti të korrupton, regjimi absolutist të korrupton absolutisht”
Partia Demokratike me dt 18- të dhjetor do të shndërrohet në parti politike.
18- të dhjetori është epilogu i regjimit autokratik, i absolutizmit berishian, fundi i mercenarizmit politik dhe prologu i epokës se re demokratike.
11- dhjetori nuk shnderrohet dot në natën e Kadrit për të realizuar deshirat e dumbabistëve e nostalgjikëve.
Berishën e Berishizmin nuk e shpëton dot as sonduku i Palokës, as arka e Noes, as llampa e Aladinit, as gjyshja Doris Pak, as Topi i Mato Grudës, as Arkan Noka, as Evi Kokalari, as Trekëndëshi i Bermudës, as, as….,.
Lokomativën e tij të fikur nuk e ndez dot as nafta virxhinia.
Në dhjetorin e krishtëlindjeve rilind shpresa e shqiptarëve.
Një parti- një kuvend.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular