BallinaKryesoreVizita e zyrtarit Amerikan në Tiranë/ Ambasadoja Kim: Fokusi ynë, lufta kundër...

Vizita e zyrtarit Amerikan në Tiranë/ Ambasadoja Kim: Fokusi ynë, lufta kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me anë të një postimi në Twiiter në lidhje me vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë, teksa rivuri theksin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Postimi i Ambasadores Amerikane

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë.

Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular