Këngëtarja Billie Eilisht e ftuar në një emision në radio tha se ajo ende ka efekte anësore pasi kaloi Covid-19 në muajin gusht.
“Unë nuk vdiqa dhe nuk do të vdisja, por kjo nuk e largon faktin se sa e vështirë ishte. Ishte e tmerrshme. Ende efekte anësore, kam qenë e sëmurë për gati dy muaj, “shpjegoi ajo. “Dua të jetë e qartë se për shkak të vaksinës jam mirë. Unë mendoj se nëse nuk do të isha vaksinuar, do të kisha vdekur, sepse ishte shumë e vështirë … Kur them se isha keq, më shumë dua të them nga ana psikologjike.”
Në një intervistë të fundit me Vanity Fair, Eilish vlerësoi teknologjinë e përparuar që e bëri të disponueshme vaksinën në radhë të parë, duke shtuar paralajmërimin: “Ju lutemi vaksinohuni. Nuk është vetëm për ju por dhe për personat që keni pranë. Është për të gjithë rreth jush.” Ajo i tha Sternit (spikerit në radio)pse vaksinimi jo vetëm që e shpëtoi atë, por ” shpëtoi edhe prindërit e mi që të infektoheshin dhe miqtë gjithashtu”.