BallinaAktualitetNdotën mjedisin, 22 të arrestuar, procedohen 32 qytetarë

Ndotën mjedisin, 22 të arrestuar, procedohen 32 qytetarë

spot_img
spot_img

Përgjatë dy javëve të para të muajit dhjetor, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë 22 persona, ndërsa janë proceduar penalisht 32 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në zbatim të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtime pa leje, ndotje të mjedisit, gërryerje të lumenjve dhe shkatërrim të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

Për parandalimin dhe zbulimin e tyre në të gjithë vendin, gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor janë angazhuar 1024 forca policore. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore, konkretisht raste të ndërtimeve pa leje, prerjes së paligjshme të pyjeve, pushtimit dhe shpërdorimit të tokës, shkatërrimit të ujësjellësve, shkatërrimit të pronës, ndotjes së ajrit dhe ujërave, dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura, menaxhimit të mbetjeve, gërryerjes së lumenjve dhe peshkimit të ndaluar.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 57 autorë të këtyre veprave penale, nga të cilët 22 janë arrestuar në flagrancë, 32 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim. Kontrolli masiv i territorit do të vijojë 24/7, me qëllim parandalimin, evientimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet. Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, duke denoncuar çdo paligjshmëri, në numrin pa pagesë 112 dhe të dërgojnë njoftim apo imazhe në Komisariatin Dixhital, ku së fundmi janë bërë përmirësime dhe janë shtuar rubrika të reja për të denoncuar krimet mjedisore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular