Të tjera detaje dalin nga arrestimi i ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka ditën e sotme. Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar gjatë emisionit “Opinion” se Koka ka qenë në lokal në momentin që i është komunikuar urdhër arresti nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas tij, dosja e inceneratorëve është ndër ato çështjet e mëdha të cilat nëse do të çohen deri në fund, mund të ndryshojnë elitën politike në vend.
Për këtë, ai argumenton se dosja e inceneratorëve ka psur dhe presion politik.
Gjithashtu, gazetari tha se vëllai i ish-ministrit, Leonad Koka, i ka deklaruar se kanë marrë një sinjal para 4 ditësh se do të kishte veprime në lidhje me këtë çështje, Lefter Koka nuk u largua nga vendi.
Artan Hoxha: Për mua kjo është një nga tre dosjet e mëdha që ka SPAK të cilat nëse çohen deri në fund mund të bëjnë atë që s’kemi bërë këto 30 vjet, mund të ndryshojnë elitën politike. Kjo dosje ka edhe një përfshirje, përveç një hetimi të SPAK, ka pasur edhe presion politik. Ka qenë kauzë e opozitës para zgjedhjeve. Ka qenë një kauzë goxha e madhe. Kam shpresuar që SPAK të vepronte para zgjedhjeve. Kam bindjen që do të kishte ndikim edhe në zgjedhje nëse do të vepronte para zgjedhjeve. U zgjodh kjo kohë, është pjesë e SPAK, nuk e di pse u zgjodh kjo kohë. Vijmë tek veprimet e sotme. Pas lëshimit të urdhrit të vendimit të gjykatës për arrestimin e tre personave është bërë arrestimi sot. Zoti Koka është gjetur në një lokal. I janë paraqitur diku rreth orës 11:00.
I janë paraqitur qetësisht në fakt zyrtarët e policisë dhe i kanë thënë që kemi këtë vendim, do të shkojmë në banesë dhe të bëjmë kontrollin e banesës. Është bërë kontrolli i banesës dhe ai është vënë në dispozicion të hetimit. Nga kontrolli që i është bërë sistemit TIMS dhe nga mbikëqyrja që i është bërë banesës së Klodian Zotos ka rezultuar se Zoto nuk është në banesë, nuk ka qenë këto ditë, por nuk del që të jetë larguar nga Shqipëria në rrugë të ligjshme. Edhe me Stela Gugallen. Ata e kanë pritur. Kam folur pasdite me vëllain e zotit Koka, me Leonard Kokën, ose Nard Kokën siç e njohin të gjithë dhe zoti Koka ka thënë që edhe ne na njoftuan para 4 ditësh por nuk u larguam dhe vendosëm që të përballeshim.
Kemi marrë një sinjal që do të kishte veprimet tha dhe sipas atij Lefter Koka zgjodhi të mos largohej dhe ka qëndruar sepse nëse do të largohej tha… Ai e lidhte me histori të tjera dhe tha se gjithmonë kur fillon një lëvizje për ndryshim, një nga Kokët shkon në burg. E lidhi me arrestimin e vet nëse e mban mend në vitin 2004-2005. Shkoi në burg për kontrabandë cigaresh, për një sasi prej 10 milionë Dollarësh. Tha se unë e bëra burgun, por nuk i tregova shokët. Në këtë rast, e gjithë ideja është që kjo histori, është pritur që të godasë më lart se kaq. Padyshim që në Shqipëri jo çdo ditë arrestohen ministra. Ministri i fundit që shkoi kokë turku ishte kokë greku, ishte Spiro Ksera.ai shkoi kokë turku. Në rastin konkret zoti Koka, në këtë histori pa diskutim nuk është koka për mua e gjithë kësaj historie. Për mua hanxhari ka shkuar diku në mes të zinxhirit. Ka edhe poshtë tij, por ka edhe sipër tij. Është vënë një shtet në rresht. Janë 3 inceneratorë, janë të paktën 178 milionë Euro në valle, pra ka patur para për të gjithë.