BallinaKryesoreBasha para mediave me 4 mesazhe për qytetarët: Lufta kundër korrupsionit, njësoj...

Basha para mediave me 4 mesazhe për qytetarët: Lufta kundër korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë

spot_img
spot_img

“Lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë”. Kështu deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me mediat ku iu drejtua qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe të qarta.

Ai tha se pa rezultate konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë!

“Dje SPAK ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve sikundër ka shpallur në kërkim dhe disa të tjerë. Sot dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe të qarta të cilat në fakt i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve nisur nga afera të ndryshme korruptive por padyshim nga afera më e madhe ajo e mafies së inceneratorëve.
Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, për të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha për mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numri një është problemi i varfërisë. Problemi i keqenies së shqiptarëve është problemi i keqqeverisjes dhe problemi nr. 1 i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Duket fare qartë se si taksat i kanë vjedhur në bashkëpunim me njeri-tjetrin politikanët pushtetarë, një skemë e ndërtuar nga persona me precedentë penalë, anëtarë të krimit të organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Pasi e kanë ndërtuar këtë skemë, pasi kanë vjedhur ashiqare ditën për diell paratë e shqiptarëve, me këto para kanë paguar për të heshtur. Mafia e inceneratorëve ka qenë një nga sponsorizuesit kryesorë për të hequr çdo lajm, për të hequr dhe gazetarë nga puna. Mjafton të shikosh qoftë në median tradicionale, qoftë në portale se si e kanë mbytur me reklama inceneratorët vetëm për të heshtur dhe mbyllur gojët e njerëzve. Nuk kanë arritur të na mbyllin gojën ne. Kemi qenë për 3 javë duke denoncuar aferën e inceneratorëve. Jemi drejtuar me thirrje dhe së fundi dhe me hapa ligjorë SPAK-ut. Njësoj siç është i rëndësishëm dekriminalizimi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit për mirëqenien e shqiptarëve. Pa rezultate konkrete asgjë nuk ndryshon, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë asgjë nuk mund të ndryshojë. Për mua dhe PD misioni numër 1 është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular