Fjala e Kryetarit të PD në sheshin përpara kryeministrisë: “Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Ky është mesazhi, kjo është aspirate që I ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh.”
“Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë. Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.”