Përplasjet gjatë muajve të fundit brenda Partisë Demokratike, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ka ndarë në dy kampe mbështetësit e tyre.
Të dy ata pretendojnë se kanë mbështetjen më të madhe brenda partisë dhe të qytetarëve. Por cili prej tyre ngjall më shumë interes për publikun?
Sali Berisha dhe Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ndodhen të ftuar në emisionet televizive, respektivisht Opinion dhe Open të cilat ata i kanë shpërndarë transmetimin live në faqet e tyre të internetit.
Sipas shifrave të shikueshmërisë në rrjete sociale të paraqitur në ekranet e secilit, Lulzim Basha duket se ka më shumë audiencë se sa ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një moment që është fiksuar, Lulzim Basha numëron mbi 13 mijë ndjekës ndërsa Sali Berisha numëron mbi 6 mijë shikues.