Basha flet për mësymjen e Berishës në PD/ I binin me shkelma derës: Kishte të rinj dhe të reja ne mbledhje, u vetëpërmbajta. Kjo më diferencon me Berishën
Lulzim Basha: Kishim 18-vjeçarin aty, kishim gra dhe unë për fat të mirë nuk kisha akses vizual tek ajo që po ndodhte, por shumë prej anëtareve te mbledhjes ndërkohë shikonin çfarë po ndodhte. Unë akoma nuk i kam pare pamjet, por me kanë thënë që i binin me shkelma derës etj. Njeri jam dhe unë, s’po themi që jam i pandjeshëm, shumë i ndjeshëm dhe kur je shume i ndjeshëm do s sforco që të jesh me stoik, më i rezervuar. Mund të kisha dale në konference për shtyp dhe mos të lija gjë pa thënë, brenda fjalorit që ka përdorur ai për tre muaj. Me dëgjuat të përdorja fjalor të tille ndaj tij?! Jo. Pse?! Jo se nuk me erdhi ne moment, por njeriu e mban veten sepse njeriun nga, se duket se është dhe ky tjetri ne mes ju lutem, në edukatën e formimit tim koncepti i lirisë se njeriut për të bërë gjera përkufizohet nga aftësia për tu përmbajtur në ato gjëra. Kjo na diferencon edhe me qëniet e tjera të gjalla.
Eni Vasili: Po thoni që ishin deklarata për shkak të papërmbajtjes?
Lulzim Basha: Ja një sekondë, ta them. Për shembull, qeniet e tjera të gjalla, se s’dua të përdor një fjalë tjetër meqenëse kemi një individ tjetër, duket sikur po i referohem atij për asocim, hanë kur i haet, bëjnë çdo gjë kur i bëhet. Ne na diferencon arsyeja, racio, ajo që ma sulmojnë gjithmonë mua, që më thonë
Eni Vasili: Ju pyeta për 21 Janarin
Lulzim Basha: Po të kishte mbizotëruar emocioni, do kisha dalë në konferencë për shtyp pas asaj që bëri, me një grup personash, ku përfshiheshin persona me precedent kriminal, e s’do kisha lënë gjë pa i thënë, se isha unë përgjegjës për ato vajza e djem që ishin aty. Grupi për reformën e, për rininë.
Analisti: Për FRPD-në
Lulzim Basha: Për FRPD- në dhe për LDG-në. Isha unë përgjegjës për jetën dhe shëndetin e tyre, por zgjodha t’i përgjigjem siç iu përgjigja në konferencë për shtyp duke ruajtur besoj me ndonjë çedim të vogël edukatën dhe formimin tim sepse në fund të fundit diferencimin e kam bërë me vetëdije. Asimetria ka qenë për të bërë diferencimin dhe për të treguar modelin ndryshe..
Eni Vasili: Çfarë ka ndryshuar në optikën tuaj për 21 janarin sa i takon përgjegjësive të Sali Berishës?
Lulzim Basha: Siç ju thashë, për të bërë një ndryshim, nj ndryshim që është jo vetëm ndryshim brezash, por ndryshim mentaliteti kulturor edhe me Edi Ramën, edhe me Ilir Metën , edhe me Fatos Nanon pavarësisht se është harruar. Por edhe me njerëz që fatkeqësisht i përkasin brezit tim po sillen me mentalitetin e brezit të kaluar. Janë 31 vite, është një brez. 31 vjet tranzicion, një nga misionet që kam deklaruar si kyç, jetik për PD-në dhe për mua në krye të PD-së është t’i jepet fund tranzicionit. Si do t’i jepet fund kur secili shkërben tjetrin madje edhe më keq. Shikoni Edi Ramën si është katandisur. Është nxënësi më i mirë i pjesëve më të zeza të Sali Berishës dhe i ka çuar ato në nivele të panjohura më parë.