– Australianët janë në zi për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë, ku pesë fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti. Ata po luanin në një kështjellë kërcyese lodër, kur kanë rënë nga një lartësi prej 10 metrash, pasi kështjella u ngrit në ajër nga era gjatë një panairi shkollor
Policia vendase i identifikoi viktimat si 11-vjeçari, Addison Stewart dhe 12-vjeçarët ,Zane Mellor, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones dhe Peter Dodt. Tre fëmijë të tjerë mbetën në gjendje kritike. Fatmirësisht një prej fëmijëve të plagosur ka dalë nga spitali.
Mediat e huaja shkruajë se policia tha se prindërit e viktimave nuk donin të flisnin publikisht, por të afërmit e tjerë kanë bërë homazhe online. Tezja e Peter Dodt, Tamara Scott shkroi se djali i ri “ishte plot jetë dhe aventura”.
Halla e Addison Stewart, Meg Aherne, tha: “Unë as nuk e di se çfarë të shkruaj në këtë fazë. Të gjithë janë të shkatërruar, ajo ishte përherë një shpirt i ëmbël, e sjellshme dhe e mençur”.
Ndërsa viktima tjetër Zane Mellor u cilësua nga një mik i familjes si një “djalë i mrekullueshëm” dhe një “shpirt i bukur, i kujdesshëm dhe i ëmbël”.
… [Trackback]
[…] There you can find 46793 more Info on that Topic: startnews.news/2021/12/17/australia-mban-zi-per-tragjedine-e-tmerrshme-perlotin-te-afermit-e-5-femijeve-qe-humben-jeten-ne-aksident-ishin-plot-jete-dhe-aventura/ […]
Comments are closed.