Tërhiqet nga gjykimi gjyqtari që me short u përzgjodh të gjykojë procesin gjyqësor për ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Bëhet fjalë për gjyqtarin Agron Zhukri, i cili në shortin e hedhur pas dorezimit të kërkesës u percaktua nga goglat si gjyqtar për shqyrtimin e cështjes. Lajmi konfirmohet nga burime të besuara për ‘BalkanWeb’, të cilët saktësojnë se shkak i këtij vendimi nga gjyqtari Zhukri, është konflikti i interesit.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuan në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.