Nga Ina Zhupa
Të dashur delegat dhe delegate, anëtarë të Partisë Demokratike!
Kuvendi jonë sot, pjesëmarrja juaj masive është shenja më e qartë që demokratët janë të mencur, janë liridashës dhe janë patriot.
Demokratët nuk e tjetërsojnë idealin për asnjë interes personal.
Ne sot nuk duhet tja fshehim njëri tjetrit të verteten! Vijmë në këtë Kuvend me një nevojë për të folur sy më sy me njëri tjetrin. Shumica jonë që ndodhen sot në sallë zgjodhi të heshte përballë sharjeve, përballë akuzave, përballë gjuhës lincuese, përballë manipulimeve, përballë tjetërsimeve, përballë falsiteteve sepse personalisht kam besuar tek thënia: “Ata që nuk e kuptojnë dot heshtjen tonë, ka shumë gjasa që mos të kuptojnë dot as fjalët tona”.
Por detyra jonë është të bëjmë gjënë e duhur në kohen e duhur dhe sot është koha për të folur!
Sot është koha për të folur në Kuvendin e vetëm të demokratëve, në Kuvendin ku demokratët e shprehën me zë me figurë dhe me firmë që janë këtu, ndodhen këtu dhe votojnë për të ardhmen e Partisë Demokratike, votojnë për ato që janë të sanksionuara në statutin e Partisë Demokratike, qasjen tonë europiane, qasjen tonë euroatlantike.
Partia Demokratike sot i flet qytetarëve, atyre që na kanë thënë gjatë të gjithë fushatës të 25 prillit dhe para 25 prillit; “kur keni qeverisur ju” dhe na kanë renditur dhe shumë nga mekatet tona dhe na kanë thënë që kur keni qeverisur ju, ne na kanë vendosur gjoba bizneseve, kur keni qeverisur ju ne nuk kemi marrë dëmshpërblimin si ish-të përndjekur etj. Dhe na kanë thënë të gjitha mëkatet dhe unë nuk dua ti sjell sepse në fakt të gjitha mëkatet e Partisë Demokratike janë veshur dhe janë quajtur si mëkatet tona edhe të secilit nga anëtarët e Partisë Demokratike.
Mirëpo, të gjitha arritjet e Partisë Demokratike sipas tyre nuk ishin arritjet tona, të gjitha arritjet e Partisë Demokratike ishin arritje të një individi, ishte kulti i individit, ndërsa mëkatet ishin mëkate të gjithë familjes së Partisë Demokratike.
Por është momenti, momenti historik që të zgjedhim të ardhmen, të zgjedhim të ruajmë dhe respektojme arritjet që kemi pasur dhe t`i vlerësojmë ato por mos të ngelemi peng I mëkateve që kanë pasur qeverisjet e Partisë Demokratike.
Mëkatet t`i shikojmë ashtu sic janë dhe të bëjme ç`është e mundur që me programin, me ekipin dhe me hapjen e Partisë Demokratike, me aleancën për qytetarët tashmë është e formalizuar dhe në statut, t`i japim zë cdo qytetari sepse cdo qytetar ka dicka për të thënë.
Çdo qytetarë është një qënie politike që jo vetëm ka detyrimin për të votuar por ka edhe të drejtën për tu dëgjuar dhe këtë të drejtë për tu dëgjuar Partia Demokratike sot ja ka sanksionuar edhe me statut, edhe me rregulla.
Është detyra jonë që pasi e votuam dhe ta respektojmë këtë gjë dhe ta bëjmë standart për shoqërinë shqiptare.
Sic e tha kryetari Basha në fakt duhet ta referoj dhe duhet të jetë lajkmotivi i gjithë aksionit së Partisë Demokratike: “ Si do jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqiëria nesër”.
Partia Demokratike sot i flet rinisë, asaj rinie në fakt që nuk ka lidhje me komunizmin as si histori dhe mbi të gjitha as si mentalitet, asaj rinie që do të jetoj dhe prosperoj në Shqipëri. I flasim bashkëmoshatarëve të mi që kanë krijuar apo që do të krijojnë familje në Shqipëri, duan të rrisin fëmijët në Shqipëri, duan që Shqipëria të jetë një vend që jetohet mirë, që të mund të kesh shëndetësi, arsim, studentëve të mi që gjithmonë sa here që pyeten; a doni të ikni jashtë, ata kanë ngritur dorën lart. Jo sepse nuk e duan vendin por sepse nuk kishin mundësi që të jetonin në Shqipëri.
Sot Partia Demokratike I drejtohet atyre dhe ju thotë që: Ne ju kemi zgjedhur juve, ne kemi zgjedhur rininë për të qenë bashkëudhëtare e asaj që është e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Partisë Demokratike. Sepse vetem rinia me pastërtinë e saj, me forcë e saj me ndjesinë dhe pa pasur asnjë mëkat do të mund të na tregojë se kush është rruga e duhur, rruga europiane, rruga euroatlantike e Shqipërisë.
Nuk dua ta zgjasë shumë sepse secili nga ju ka kaluar orë të gjata në këtë Kuvend të demokratëve por nuk mund të lë pa përmenduar faktin që rinia e bën dhe e zhbën një vend ashtu sic rinia e bën dhe e zhbën një parti politike.
Sot jam e nderuar të them se rinia shqiptare do ti bashkohet Partisë Demokratike më masivisht se kurrë të bindur se ndryshimi do të jetë pjesë e strukturave e riformatimit që po merr edhe Forumi Rinor i Partise Demokratike edhe Lidhja Demokratike e Gruas ku vajza dhe djem të rinj do të jenë pjesë vitale e këtyre strukturave dhe do të tregojnë Partinë Demokratike të vertetë.
Atë Parti Demokratike që do të fitojë zgjdhjet, atë Parti Demokratike që do të ja shkurtoj ditët regjimit të Edi Ramës, atë Parti Demokratike që nuk do të merret më me veten pas këtij Kuvendi por do të merret me përballjen e Edi Ramës dhe fitoren sa më shpejt të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Zoti i bekoftë demokratët, Zoti i bekoftë shqiptarët!