Inflamacioni është një reaksion mbrojtës i trupit,por kur ndodh në mënyrë kronike mund të lindin probleme të rënda shëndetësore. Konsumimi i ushqimeve të duhura është çelësi për të menaxhuar përgjigjen inflamatore të trupit tuaj. Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut. Inflamacioni akut ndodh si një përgjigje e menjëhershme, ai mbron trupin dhe nxit shërimin.
Ndërsa inflamacioni kronik ndodh kur sistemi imunitar mbingarkohet për një periudhë të zgjatë kohore, nga shumë substanca të padëshiruara. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre substancave, e vë trupin tuaj në një gjendje të zgjatur të vetëmbrojtjes. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore,që nga astma deri tek sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Gjithashtu inflamacioni kronik mund të shkaktojë shtim në peshë dhe të çojë në mbipeshë. Lloje të caktuara ushqimesh mund të shkaktojnë inflamacion kronik,por eliminimi i tyre mund t’ju ndihmojë të mbani trupin tuaj në formë të mirë. Më poshtë do të lexoni një listë të ushqimeve që shkaktojnë inflamacion.
Vaj perimesh i rafinuar
Vajrat e perimeve si vaji i sojës mendohet se shkaktojnë inflamacion kronik,kjo për shkak të përmbajtjes të lartë të yndyrës omega-6. Yndyrnat omega-6,kur konsumohen me shumicë bashkë me yndyrnat omega-3 dhe omega-9, shkaktojnë inflamacion të dëmshëm që lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, sindromën e zorrëve të irrituara dhe mbipeshën.
Karbohidratet e përpunuara
Karbohidratet nuk janë të këqija, por karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë inflamacion. Karbohidratet e rafinuara janë të varfëra në fibra. Fibrat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme që ngadalëson thithjen e sheqerit nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe ushqen bakteret probiotike në zorrë duke përmirësuar imunitetin. Karbohidratet e përpunuara bëjnë që sheqeri në gjak të rritet,gjë e cila rrit inflamacionin.
Sheqeri i rafinuar
Studimet, kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sheqer të përpunuar mund të rrisë shënjuesit inflamatorë të mbipeshes, sëmundjeve të zemrës, të veshkave apo dhjamosjen e mëlçisë. Sasi të vogla të sheqernave natyralë në fruta dhe perime nuk shkaktojnë inflamacion. Produktet ushqimore me sheqer si lëngjet, drithërat, karamelet, ëmbëlsirat janë shkaktatë të inflamacionit.
Alkooli
Konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Ky zakon mund të çojë në inflamacion që lidhet me shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë./AgroWeb