Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion nëpërmjet dhunës në Tiranë. 26 vjeçari Vilson Gjata ka rënë në prangat e policisë pasi shfrytëzonte gruan e tij 27-vjeçe për prostitucion duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në këtë skemë të zbuluar përmes operacionit “EXPLOITATION” është i përfshirë edhe i moshuari Petrit Osmanllari i cili po ashtu ka rënë në prangat e bluve. Ky i fundit kishte vënë në dispozicion apartamentin e tij për të ushtruarprostitucionin 27-vjeçarja si dhe i siguronte klientë.
SKEMA e shfrytëzimit të 27 vjeçares për prostitucion nga burri dhe i moshuari, sipas policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës. Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë
Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pët veprime të mëtejshme