Mësohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se në lagjen ‘10 Korriku’ në Vlorë jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar në gjendje të rëndë një shtetas
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Personi i plagosur është identifikuar si Indriti Sadedini, 33 vjecc, ndërsa po hetohet nëse ai ka qenë objektiv i shpërthimit.