Të bashkohemi të gjithë ne, demokratët dhe qytetarët shqiptarë në protestën kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë!
Bujar Leskaj: Të bashkohemi të gjithë në protestën kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë!
Nga Bujar Leskaj
Vuçiç punon ditë e natë kundër Kosovës, kundër njohjes e integritetit të saj territorial. Ndaj është e papranueshme “miqësia vëllazërore” e Ramës me Vuçiç-in!
Por protesta nesër është edhe kundër korrupsionit të sektit Rama; varfërisë, rritjes galopante të çmimeve, papunësisë, mungesës së perspektivës, emigrimit masiv e shpopullimit të Shqipërisë; të ngrihemi kundër politikave antishqiptare të kësaj qeverie!
Nesër protestojmë për të kundërshtuar marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur”, që është vetëm shtrirje e hegjemonisë serbe në rajonin tonë duke tentuar të gllabërojë të gjithë tregun ekonomik dhe financiar dhe një marrëveshje e hapur kundër Shqipërisë e Kosovës.
Të mos lejojmë rrezikun që po na kanoset, të jetësohet!
Nëse nuk e bëjmë për asgjë tjetër, të paktën të ngrihemi për hir të të gjithë atyre që u flijuan për Kosovën!
Të jemi të gjithë pjesëmarrës në këtë protestë paqësore nesër në 20 dhjetor, ora 16.00 përpara kryeministrisë dhe të tregojmë edhe njëherë që nuk lejojmë të luhet me fatin e Shqipërisë, Kosovës dhe popullit tonë!
Gjeniu i Kombit, Mit’hat Frashëri, na mëson: “Çdo shqiptar gjendet sot para gjykatores së historisë. Historia po na gjykon. Në mos patëm fatin të jemi stërnipër të lumtur të stërgjyshërve fatosë, kemi detyrën të përpiqemi të bëhemi ne vetë stërgjyshër të ndershëm për nipërit tanë!”
RELATED ARTICLES