Vlora u trondit pasditen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ku mbeti i plagosur rëndë Indrit Sadedini. Gazetari Enrik Mehmetaj ka siguruar për “BalkanWeb” edhe një foto të 34 vjecarit
Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:10 afër një garazhi në pallatin ku ai jetonte. Por në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me tritol. Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e tij, ku fatmirësisht, 33-vjeçari e pikasi, duke evituar kështu një tragjedi.