BallinaKronikeAksident në aksin Krujë-Qafshtamë/ 18-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga...

Aksident në aksin Krujë-Qafshtamë/ 18-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset rëndë një 14-vjeçar

spot_img
spot_img

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë. Sipas policisë, 18-vjeçari me iniciale H.A. ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë 15-vjeçari me iniciale K.R. dhe një 14-vjeçar me iniciale A.A. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa është shtruar në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rrëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular