Pas atentatit ndaj biznesmenit Indrit Sadedini, FNSH e ardhur nga Fieri ka blinduar të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës. Efektivët e policisë po kryejnë kontrolle ndaj çdo automjeti që hyn dhe del nga territori i qytetit.
Shpërthimi i fuqishëm me eksploziv la të plagosur rëndë 33-vjeçarin i cili është dërguar te Trauma në kryeqytet dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë nga vetë 33-vjeçari si dhe kamerat e një supermarket aty pranë. Autoritetet dyshojnë se atentatori ka qenë jo më larg se 200 m larg vendit të ngjarjes, ndërsa eksplozivi dyshohet se ka qenë një mekanizëm me telekomandim.
Biznesmeni i dyshuar per perfshirje në trafik narkotikësh kishte qenë pjesë e një atentati në 2017 në lokalin e tij. Në atë kohë nuk pati deme pasi sulmi ndaj tij dështoi dhe 9 persona u shoqëruan në polici. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të 4 viteve më parë. /ABC