BallinaKryesorePutini i fuqishëm? Harta e shtrirjes, si po e ngre NATO “gardhin”...

Putini i fuqishëm? Harta e shtrirjes, si po e ngre NATO “gardhin” anti-rus në Europë

spot_img
spot_img

Nga  Mirko Mussetti “Il Giornale

Gara mbi istmusin e Evropës, e sheh Rusinë në një dezavantazh të theksuar në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Strategët amerikanë lëvizën shumë kohë përpara, duke e forcuar frontin në vendet e Evropës Qendrore, dhe duke i lidhur ato në një mënyrë logjistike dhe mbrojtëse me vendimet e Uashingtonit.

Dhe ky proces ka vazhduar prej vitesh në një mënyrë të heshtur dhe lineare. Nisma e Tre Deteve (Trimarium), është konceptuar zyrtarisht për të nxitur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të vendosura midis tre pellgjeve:Detit Baltik, Deti të Zi dhe Detit Adriatik.

Në fakt, synimet gjeoekonomike fshehin objektiva infrastrukturore, që kanë një ndikim të madh gjeostrategjik. Ndër projektet kryesore është linja hekurudhore “Rail2Sea”, i cili do të lidhë qytetet portuale të Gdanskut në Poloni dhe buzë Detit Baltik, me qytetin rumun të Konstancës në Detin e Zi.

Por lëvizja e mallrave nga një det gjysmë i mbyllur në një pellg tjetër gjysmë të mbyllur, nuk është në vetvete një ide shumë e mirë. Pasi për të furnizuar tregjet e Evropës Qendrore është shumë më e preferueshme të shfrytëzohen lidhjet logjistike me qytetin port të Triestes në detin e tretë:atë Adriatik.

Prandaj, kuptimi i thellë i projektit hekurudhor “Rail2Sea”, i promovuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, nuk qëndron në zhvillimin e paralajmëruar ekonomik, por në transportin efikas të automjeteve ushtarake përgjatë gjithë krahut lindor të NATO-s.

Duke kontribuar vetëm me një pjesë të vogël të fondeve, SHBA-ja ia ka ngarkuar shumicën e kostove të ambicieve të saj strategjike 12 vendeve anëtare të “Trimarium”:republikave baltike, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Duke përdorur ndikimin e tij diplomatik dhe ushtarak, Uashingtoni e rishpërndan kësisoj barrën infrastrukturore, për ta bërë të qëndrueshme projektin e sferave të ndikimit me Moskën. Dhe e bën këtë gjë në një mënyrë shumë gjeometrike.

Simetria e perdes së re virtuale të hekurt është makroskopike, dhe mbështetet tek dy bastionet e krahut lindor të Aleancës Atlantike:Polonia dhe Rumania. Korridori i ri hekurudhor i përshtatshëm për transportin ushtarak “Rail2Sea”, ​​do të ecë kryesisht paralelisht me istmusin e Evropës, duke anashkaluar për momentin Galicinë (Ukrainën), dhe duke lejuar një vendosje të shpejtë të automjeteve ushtarake, në rastin e një përplasjeje ballore me Moskën.

Ajo ndodhet në një distancë të mjaftueshme për t’iu shmangur instrumenteve të avancuara ruse të luftës elektromagnetike, të vendosura në enklavën e Kaliningradit, dhe potencialisht

të transferueshme në Transnistria. Varianti c i këtij programi përshkon Moldavinë rumune, ndërsa i shërben bazës ajrore shumëkombëshe “Mihail Kogălniceanu” pranë Konstancës dhe qytetit të Bacau, një “magnet” për interesat izraelite në fushën e dronëve dhe elementëve e tjerë ushtarakë.

Por mbi të gjitha kalon nëpër “portën Focsani”, një rrip toke midis lumenjve Danub dhe Siret, i konsideruar nga doktrina ushtarake rumune si pika më e dobët e vijës mbrojtëse rumune dhe euroatlantike. Sipas komandave ushtarake të Bukureshtit(por edhe përvojës historike), forcat hipotetike pushtuese ruse, të pozicionuara në bregun veriperëndimor të Detit të Zi, do të arrinin në kryeqytet në pak më shumë se 24 orë.

Në veri të Polonisë (Redzikovo) dhe në jug të Rumanisë (Deveselu) gjenden 2 bazat raketore të NATO-s, Aegis Ashore, të cilat janë në gjendje të garantojnë mbrojtjen më të gjerë të gadishullit evropian. Zyrtarisht, lëshuesit vertikalë Mk-41 të mburojës raketore amerikane paraqiten si mbrojtës, por në realitet ato janë të disponueshme për përdorim të dyfishtë.

Këtë gjë e ka konfirmuar prodhuesi i tyre, Lokheed Martin, dhe kjo i shqetëson shumë këshilltarët e Kremlinit. Ndërsa mburoja raketore e Deveselu është tashmë funksionale, ajo e Redzikovos do të jetë e tillë vetëm në fund të vitit 2022.

Në Lask (Poloninë qendrore) dhe Kampia Turzi (Transilvani), larg brigjeve për t’u shpëtuar sulmeve ajrore dhe detare, ndodhen bazat ajrore që do të kenë një ditë një rëndësi strategjike parësore për krahun lindor të NATO-s. Ato përbëjnë dy vatrat e hapësirës eliptike të frontit lindor.

Baza polake u zgjodh për të strehuar avionët luftarakë “F35a Lighting II”. Baza rumune është e pajisur tashmë me dronët Mq-9 Reaper, teksa rikonstruksioni i asaj baze, përbën investimin kryesor ushtarak të SHBA-së për këtë vit në Evropë (152 milionë dollarë).

Punimet përshijnë edhe ndërtimin e një depoje të re municionesh, dhe kjo sugjeron se arsenali shtesë mund të strehojë bomba atomike amerikane për të armatosur avionët luftarakë të gjeneratës së pestë. Rumania është konceptuar si një platformë për një projeksion të trefishtë të fuqisë:kundërveprimit të vendosmërisë ruse, ndërhyrjes së shpejtë në Ballkanin Perëndimor, dhe ndërhyrjes në Egje në rastin e përshkallëzimit të tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë.

Pjesa më e madhe e bazave ushtarake amerikane dhe aleate, ndodhen në perëndim të lumenjve Vistula (Poloni) dhe Prut (Rumani/Moldavi). Këta dy lumenj kufizojnë natyrshëm zonat tampon, me militarizimin e ulët midis dy blloqeve kundërshtare.

Trupat amerikane nuk janë të prirura që t’i tejkalojnë ato për të paktën tre arsye:të respektojnë marrëveshjet e arritur me Bashkimin Sovjetik pak muaj para shembjes së tij zyrtare në viti në 1991 (sot e parëndësishme); të mbajë pajisjet e sigurta nga pajisjet elektromagnetike ruse, dhe të parandalojë dëmtimin e shëndetit të trupave të shkaktuara nga armët me mikrovalë (e rëndësishme); dhe ta markojë fort Gjermaninë, duke e kërcënuar me “parandalimin negativ” (shumë i rëndësishëm).

Në mungesë të ndërhyrjes amerikane, dhe aktivizimit të mburojës “Stars and Stripe”, raketat taktike ruse me aftësi bërthamore të vendosura në Kaliningrad mund të godasin Berlinin (500 kilometra larg). Përmendja e vazhdueshme e këtij skenari ndaj kancelarit gjerman, është një armë e frikshme diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular