BallinaPolitikeKryemadhi: Ne jemi këtu, do të qëndrojmë këtu. Do ta bëjmë Shqipërinë...

Kryemadhi: Ne jemi këtu, do të qëndrojmë këtu. Do ta bëjmë Shqipërinë një vend të BE

spot_img
spot_img

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcimi dhënë për mediat nga protesta, deklaroi se pjesëmarrja e qytetarëve në tubimin e sotëm është mesazhi më i mirë që shqiptarët i japin Edi Ramës.

Pronocnimi i kryetares së LSI:

“Unë mendoj që ne sot duhet të mendojmë se çfarë është më e mirë për qytetarët, është karrigia e Edi Ramës? Është karrigia e kryetarëve të partive të opozitës? Është karrigia e deputetëve apo është jeta e qytetarëve? Është puna për shqiptarët, është familja për shqiptarët është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, janë taksat e ulëta apo çfarë? Mendoj që më e rëndësishme për të gjithë ne është e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve. Ne duam të jetojmë në Shqipëri dhe duam ta bëjmë Shqipërinë një vend të Bashkimit Evropian.
A po përçoni një mesazh me mbishkrimin që keni në T-shirt-in tuaj?
Unë jam në Shqipëri, do të jetoj dhe do të luftoj për Shqipërinë, sepse dua që fëmijët e mi të jetojnë në Shqipëri. Ashtu siç dua unë që t’i përkëdhel fëmijët në mëngjes dhe në darkë, ashtu janë të gjithë shqiptarët. Ndoshta unë e kam mundësinë për t’i parë fëmijët, por janë me qindra mijëra shqiptarë që nuk e kanë këtë mundësi. Do të dëshiroja siç iu është dhënë mundësia, ose sikurse Zoti është treguar bujar me mua, të tregohet me politikën shqiptare. Të lëshojnë të gjithë diçka nga vetja, të lëshojmë të gjithë çfarë kemi për t’u dhënë shqiptarëve shansin për të gjithë. Edhe për ju gazetarët që të jeni më dinjitozë, me integritet e të pavarur, për median që të jetë e lirë në punën e vetë. Për mjekët dhe doktorët që të kenë mundësi t’u shërbejnë qytetarëve, për mësuesit që të mësojnë fëmijët e shqiptarëve, për të gjithë ata që duan një jetë të mirë për fëmijët e tyre. Shqiptarët janë të rëndë në vendin e tyre. Por unë mendoj që ky është mesazhi më i mirë. Ne jemi këtu, do të qëndrojmë këtu. Të mos harrojmë që Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka krijuar gjithmonë stabilitetin në rajon, por edhe destabilitetin. Ne nuk do të lejojmë as Edi Ramën e as bandën e tij që të destabilizojë Shqipërinë. Faleminderit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular