BallinaKryesore“Kallëzim penal për fotomontazhet politike”, Ina Zhupa: Nuk më trembni dot as...

“Kallëzim penal për fotomontazhet politike”, Ina Zhupa: Nuk më trembni dot as mua, as demokratët. Beteja për të ardhmen edhe me e fortë!

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike Ina zhupa ka reaguar pas fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale u pretendohej se i kërkonte llogari një anëtari të PD-së për mungesën në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Duke sqaruar se bëhet fjalë për një montazh deputetja e PD, Zhupa ka njoftuar se ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj qytetarit që kishte shpërndarë lajmin e rremë në rrjetet sociale.

ina lajm

“Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.  Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim! Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i derguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rëne pre e këtij montazhi dhe falssifikimi të turpshëm! Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtesise abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Cdo profil personi qe qarkullon këtë shperndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur. Nderkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njejten pergjigje: Kallezim Penal! “shkruan Zhupa

ina lajm 2

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular