BallinaTe tjeraSot 143-vjetori i lindjes së atdhetarit Kristo Dako

Sot 143-vjetori i lindjes së atdhetarit Kristo Dako

spot_img

Më 21 dhjetor 1878  lindi në Korçë, patrioti Kristo Dako. Familja Dako më 1887 emigroi në Bukuresht ku Kristo, së bashku me vëllezërit, u angazhua që në rini në mbrojtjen e çështjes Shqiptare dhe krijimin e kishës Ortodokse Shqiptare për të kontrastuar aktivitetin shovinist të kishës Ortodokse Greke. Mbaroi  Fakultetin e Matematikës dhe më pas shkoi drejt Shteteve të Bashkuara ku ndoqi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlinit. Ai shprehet se për të çuar përpara çështjen Shqiptare duhej të ishte më i përgatitur dhe për këtë arsye vendosi të vazhdonte një fakultet të dytë në fushën e humanizmit.

Në një nga periudhat më të vështira që kalonte Shqipëria, vendosi të kthehet në  atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit.

Në 1913 u zgjodh redaktor i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Mbarëshqiptare “VATRA”. Patrioti Kristo Dako ishte edhe një nga personalitetet më aktive të Rilindjes Kombëtare për çështjen Shqiptare në Konferencën e Paqes së Parisit. Për këtë qëllim është takuar dy herë me Presidentin Woodrow Wilson, e pikërisht në lidhje me njohjen e territoreve  Shqiptare.

I angazhuar me të shoqen Sevasti Qiriazi në çështjen Shqiptare dhe atë të arsimit shndërruan qytetin e  Korçës, bashkë me patriotë të tjerë si Mihal Grameno, në një vatër të rezistencës politike Shqiptare kundrejt nacionalizmit reaksionar e shovinizmit greko serb. Dëshmitar i krimeve të ushtrisë greke në Korçë, se bashku me Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi-n, vendosën t’a kthenin shkollën e vashave në strehë për të kuruar të plagosurit. Angazhimi në çështjen humanitare bëri që të jetë një nga firmëtarët e themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Deputet dhe ministër i Arsimit në qeverinë e Hasan Prishtinës iu përkushtua përhapjes së arsimit laik Shqiptar  dhe i angazhuar në jetën politike deri në fund të jetës së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular