BallinaKryesoreEndri Hasa: Disa shkelmojnë të shkuarën, të tjerët dyert e partisë!

Endri Hasa: Disa shkelmojnë të shkuarën, të tjerët dyert e partisë!

spot_img

Nga Endri Hasa

Në 18 dhjetor, demokratët me vullnetin e tyre të lirë vendosën të hedhin ndoshta hapim më të rëndësishëm të dekadës së fundit, të ndahen përfundimisht nga e kaluara dhe të shohin përpara.
Ajo rrugë ka nisur që nga muaji shtator! Janë dhjetra nisma ligjore që janë depozituar në Parlament!
Komisionet Hetimore Parlamentare kanë ofruar të dhëna të rëndësishme mbi krimet zgjedhore të ndodhura në zgjedhjet e 25 prillit dhe po ashtu për megaaferën e Inceneratorëve.
Por fatkeqësisht gjithçka është ngadalësuar për shkak të interesave personale të Sali Berishës, i cili zemërimin e tij me SHBA e ka bashkuar me lëndimin e demokratëve, duke zgjedhur të mbyllë çdo shteg të të bërit opozite.
Përfaqsuesit e një lëvizjeje që tashmë ska më asnjë lidhje me PD, sot hynë me forcë me banditë dhe si banditë duke shkelmuar mbi dyert e shtëpisë tonë politike.
Demokratët e zemëruar nga gjithçka që nisi por nuk përfundoi me zgjedhjet, sot duan të shohin përpara. Shumica absolutë e demokratëve kanë #ZgjedhurTëArdhmen.
Kohërat që po jetojmë do të na ndryshojnë të gjithëve miq.
E ardhmja është në duart e demokratëve!
Ata e bënë zgjedhjen e tyre në 18 dhjetor 🇦🇱✌️
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular