BallinaKryesoreMeta reagon për publikimin e pagave: Akt kriminal që rrezikon paqen sociale!...

Meta reagon për publikimin e pagave: Akt kriminal që rrezikon paqen sociale! Të nisin menjëherë hetimet!

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të pagave të 637.138 tatim-paguesve shqiptarë në whatsapp

Meta shkruan në “Facebook” se publikimi i pagave të shqiptarëve është bërë në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, dhe sipas Kreut të Shtetit, është një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.

Mes të tjerash, Meta iu bën thirrje “agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet”.

Reagimi i Presidentit Meta:

U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.
Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.
Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari.
I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular