Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar në Prokurorinë e Tiranës 67 numërues të kapur me shkelje gjatë procesit të numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit. Numrin më të lartë të shkelësve sipas KQZ e ka Tirana, ku janë identifikuar 21 numërues të cilët akuzohen se kanë hequr apo kanë shtuar vota për kandidatë ose parti të ndryshme.
“Gjatë procesit të këqyrjes së mëparshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor krahasuar me numrin real të votave që u gjet në kutinë e votimit.
Në këto kushte KQZ vendosi të bëjë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të grupeve të numërimit. Kërkojmë nga ana juaj ndjekjen penale ndaj shtetave me detyrë anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në qendrën e votimit pasdi ka indicie se kanë konsuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i kodit penal për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në shkresën e KQZ.
Emrat e kallëzuar
- Pëllumb Brusha
- Lavdi Kajmaku
- Ervin Kajo
- Eraldo Kazija
- Indrit Laçi
- Oen Nallbani
- Sajmir rushit
- Dritan Kerri
- Ervis Mansaku
- Arjan Tafa
- Besmir Gaxha
- Alti Elezaj
- Enri Durmishi
- Erisa Fero
- Eda Begaj
- Besjana Heremi
- Klevis Sorra
- Emirjan Hasa
- Blerta Nure
- Dritan Dango
- Krisa Lani