BallinaAktualitetSkandali me pagat e 637 mijë tatim-paguesve, zbulohen super rrogat në SHISH

Skandali me pagat e 637 mijë tatim-paguesve, zbulohen super rrogat në SHISH

spot_img
spot_img

Të dhënat personale të më shumë se 630 mijë personave ku përfshihet paga, numri i ID-së, kompania ku punon, madje edhe se sa orë në javë punon, janë tashmë të aksesueshme edhe nga qytetarët e thjeshtë. Lista në një format excel e ruajtur me shënimin “Rrogat Janar 2021”po qarkullon prej mbrëmjes së djeshme në aplikacionin Whatsapp dhe gjithkush mund të kërkojë për rrogën e dikujt tjetër, mjafton të vendosë emrin e tij të saktë.

Lista me 637.138 emra punonjës në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë të paguarit në vend. Ajo që bie në sy është fakti që më i paguari zyrtarisht në vend është një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili në kolonën emër mbiemër identifikohet si “Anonymous Anonymous” dhe rezulton se merr një pagë mujore prej 58,074,817.00 lekë. Institucioni shtetëror që e ka hartuar këtë listë, për shkak të të dhënave sensitive të këtij personi që punon në SHISH, ka bërë kujdes që në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” të mos e specifikojë atë duke vendosur shënimin “E papërcaktuar”.

Në 22 personat më të paguar në Shqipëri, rezulton se 5 persona punojnë në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe pagat e tyre variojnë nga 4 milionë lekë deri në 9 milionë lekë në muaj.

Burime për News24 thanë se Prokuroria ka nisur verifikime për të hedhur dritë mbi këtë skandal të mundshëm, të ngjashëm me atë të publikimit të të dhënave të zgjedhësve, i ashtuquajtur skandali i patronazhistëve. Prokuroria po heton për autenticitetin e kësaj liste dhe burimin e saj, që dyshohet se janë sigurimet shoqërore ose drejtoria e Tatimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular