Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës ka sjellë edhe një herë spektaklin në tribuna, por për fat të keq edhe pamje të shëmtuara që kanë buruar po nga mbështetësit e dy skuadrave. Këta të fundit nuk kursyen fishekzjarrët dhe hedhjen e sendeve në fushën e lojës gjatë gjithë sfidës, duke shëmtuar disi derbin.
Por një nga pamjet më të turpshme të duelit ishte në minutat shtesë, kur Majkëll Ngo u dëmtua poshtë tribunës të ultrasve të Partizanit. Lojtari doli i përlotur nga fusha, pas një dëmtimi në gju që mendon se është serioz.
Në ato momente, tifozët e Partizanit, filluan të gjuanin me pjesë të stolave të thyer drejt tij dhe atyre që e mbanin me barrelë, duke dhuruar një imazh shumë të shëmtuar për atë që duhej të ishte një ndeshje për t’u vënë në kornizë për festat e fundvitit.
PANORAMASPORT.AL