BallinaAktualitetDATABAZA/ Nga Rama te ministrat, kush është më i paguari. Pse Belinda...

DATABAZA/ Nga Rama te ministrat, kush është më i paguari. Pse Belinda Balluku është me trajtim financiar preferencial

spot_img
spot_img

MARIGLEN KUME/ Databaza që po qarkullon ditët e fundit përmes aplikacionit “WhatsApp”, ka zbuluar edhe pagat që kanë marrë anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama të mandatit të dytë.

Duke marrë parasysh pozicionet e punës për emrat specifikë, konstatohet se dokumenti është përgatitur dhe ka dalë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Në këtë artikull gazeta “Panorama” është fokusuar te pagat që kanë marrë anëtarët e kabinetit qeverisës para zgjedhjeve.

QEVERIA

Kryeministri Edi Rama sipas databazës që po qarkullon përmes aplikacionit “WhatsApp”, por që nuk dihet burimi fillestar, merr një rrogë bruto prej 228,730.00 lekësh. Kjo është rroga bruto që parashikohet në borderonë e Kryeministrisë. Sipas hierarkisë i dyti që do duhet të kishte pagën më të lartë në kabinetin qeverisës do duhet të ishte zëvendëskryeministri i asaj kohe Erion Braçe, por para tij renditet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku në fakt bën diferencë edhe nga kolegët e saj. Ajo ka pagë më të lartë dhe sipas databazës Balluku paguhet 194,600 lekë të reja ose 1 milion e 900 mijë lekë të vjetër. Pas Ballukut, vjen ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe. Referuar po të njëjtit dokument, Braçe ka pasur rrogën si zëvendëskryeministër 187,610 lekë. Ndërkohë, ministrat e tjerë sipas databazës ,kanë pasur një rrogë që nuk i kalon 174,760 lekë. Bie në sy që ndryshe nga Balluku ministrat e tjerë kanë pasur të njëjtën rrogë me vlerën e mësipërme. Por sipas dokumentit, që po qarkullon në të njëjtin nivel page me ministrat është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas dokumentit në fjalë, ai rezulton se merr 174,760 lekë ose 1.7 milionë lekë të vjetër. Po kështu, në të njëjtin nivel page është edhe drejtori i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë në kohën që është përgatitur, Shkëlqim Ganaj. Drejtori i Inspektoratit që kontrollon deklarimet e pasurisë të ministrave dhe deputetëve ka të njëjtën pagë me ministrat, pra 174,760 lekë. Ndërkohë, me të njëjtën pagë si ministrat paguhet edhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi. Në fakt, Zef Mazi në përshkrimin e profesionit saktësohet si këshilltar ministër.

INSTITUCIONET

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, sipas databazës elektronike, rezulton se ka pasur një pagë vetëm 2 mijë lekë më të ulët se shefi i tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Kur kërkon me emrin e ishkryepolicit, që tani është zëvendësministër, rezulton të ketë pasur një pagë prej 172,500 lekësh. Ndërkohë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, rezulton se në detyrën e tij si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është paguar çdo muaj me 149,100 lekë me një diferencë të ndjeshme më të ulët prej 30 mijë lekësh me ishkryepolicin. Në databazën që po qarkullon shfaqet nëse kërkon me emrin e tij edhe deputeti socialist Alqi Bllako, i cili në kohën që është përgatitur databaza ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizime. Bllako rezulton të jetë paguar me pagë 134,620 lekë. Me një nivel page më të lartë se ministrat përjashtuar, znj. Balluku, rezulton edhe drejtoresha e Prokurimeve Publike. Sipas dokumentit që i referohemi, Reida Kashta, drejtoreshë e Përgjithshme e Prokurimeve Publike është paguar me 183,280 lekë në muaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular