Autoritetet greke kanë zbuluar një laborator të përpunimit të kokainës dhe heroinës në zonën e Patrës, ndërsa në pranga është vënë një shqiptar.
Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në një zonë pyjore në Panagopula.
Mes te tjerash janë sekuestruar edhe 5 kg heroine dhe 1 kg kokaine.
Nga sasia e sekuestruar shqiptari pritej te fitonte rreth 168 mije euro. Operacioni është në vazhdim dhe pritet që të zbulohen lidhjet e shqiptarit me persona të tjerë.