BallinaKronikeSkandali me pagat, Prokuroria merr në pyetje ekspertët e IT në Tatime...

Skandali me pagat, Prokuroria merr në pyetje ekspertët e IT në Tatime dhe ISSH, kanë patur akses në servera

spot_img
spot_img

Teksa prej dy ditësh po qarkullon me bujë skandali i publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, Prokuroria e Tiranës ka nisur lëvizjet për të zbuluar kush fshihet pas.

Ditën e sotme, Prokuroria ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.

Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular