Policia ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me operacionin e koduar “Komunikimi” ku në pranga kanë rënë rreth 35 shtetas, mes tyre edhe pronari i Call Centerit, shtetasi izraelit, Rafael Genish. Policia njoftoi se hetimet kanë qenë disa mujore dhe shkak për nisjen e tyre janë bërë denoncime nga autoritetet e huaja.
Dyshohet se këta persona, ishin bërë pjesë e skemës së mashtrimit dhe i zhvatnin paratë e mbi 2 mln personave në të gjithë Evropën. Sakaq, policia në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar laptopë, karta, usb dhe një dozë e vogël kanabis.
“Nga informacionet e marra, njësia C për hetimin e krimeve kompjuterike, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Komunikimi”. Njësia e krimeve kibernetike në bazë të informacioneve të marra ka nisur hetimet me Rrethin Gjyqësor Tiranë në fushën e mashtrimeve kompjuterike që kishte të bënte për mashtrimin e shtesave të huaj. Nga hetimet e kryera, prej disa viresh një subjekt ushtronte aktivitetin e tij jashtë Republikës së Shqipërisë. Hetimet bënë të mundur identifikimin e këtij subjekti dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë subjekt. Nga ndërhyrja e bërë, e mbështetur edhe nga struktura të tjera në drejtorinë kriminale, u realizua operacioni policor komunikimi.
Ku u kontrolluan disa ambiente. U arrestua në flagrancë 35 shtetas, mes tyre 1 htetas i huaj, Rafael Ginish. Ky person është organizatori i kësaj skeme mashtrimi. Janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë. janë sekuestruar 3 laptopë, 2 laptopë karta të bardha të ngjashme me të bankave dhe një sasi e vogël kanabis. Personat e kontaktuar nga kjo skemë janë mbi 2 mln dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës. Hetimet vazhdojnë”, tha Policia.