OSHEE njofton të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike se do të ketë shkëputje të energjisë në shumë zona të kryeqytetit. Stakimet vijnë në kuadër të punimeve për riparimin e rrjetit të kabinave elektrike në Tiranë.
OSHEE ka publikuar edhe të gjithë oraret dhe zonat që do të mbeten pa energji në datat 27 deri më 29 maj.
Stakim i datës 27-29 maj
Vijojnë në Tiranë punimet për investimin në kabinat elektrike.
27 maj, punime në 8 kabina
Kabina “Jora dhe Palushi”, ora 09:00-15:00: pa energji rruga “Teodor Keko” pjesërisht, tek Astiri
Kabina “Koceket”, ora 09:00-15:00: pa energji zona tek kthesa e Kamzës pjesërisht
Kabina “Ali Baushi 1” , ora 09:00-15:00: pa energji rruga “Kadri Roshi” pjesërisht
Kabina “Laprake 6”, ora 09:00-16:00: pa energji rruga “Riza Cuka” pjesërisht, rruga “Lord Bajron” pjesërisht
Kabina “Allias 2”, ora 09:00-15:00: pa energji rruga “Shyqyri Peza” pjesërisht, në Allias
Kabina 6 “Medreseja”, ora 9:30-15:00: pa energji rruga e Dibrës pjesërisht, tek Medreseja
Kabina “Mine Peza 6/1”, ora 9:30-15:00: pa energji zona midis rrugës së Durrësit pjesërisht dhe rrugës “Mine Peza” pjesërisht
Kabina “Tripod”, ora 09:00-15:00: pa energji rruga “Mentor Xhemali” pjesërisht
28 maj, do të punohet në 6 kabina, kabina “Siri Kodra 2”, ora 9:30-15:00: pa energji zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht
Kabina “Usluga” ora 09:30-15:00: pa energji zona pranë ish-stacionit të Trenit, tek Ish Fidanishtja
Kabina “Malajzjan 1”, ora 09:00-15:00: pa energji rruga “Allaman Dervishi” pjesërisht, tek Pallatt e Malajzjanit
Kabina “Shkreli”, ora 09:00-16:00: pa energji rruga “Besim Fagu” pjeserisht, pranë rrugës “5 Maji”
Kabina “Laprake 5”, ora 09:00-16:00: pa energji rruga “Riza Cuko” pjesërisht, në Laprakë
Kabina “Njazi Meka 1” 09:00-15:00: pa energji rruga “Njazi Meka” pjesërisht
29 maj, punime në 2 kabina: Kabina Malajzjan 2, ora 09:00-15:00: pa energji rruga “Allaman Dervishi” pjesërisht, tek Pall e Malajzjanit
Kabina Euro 3D, ora 09:00-15:00: pa energji rruga e Shkodrës pjesërisht