Avokat Spartak Ngjela në studion e “Breaking” e ka cilësuar si një rënie të shtetit skandalin e publikimit të pagave të mbi 630 mijë shqiptarëve. Ai deklaroi se Rama duhet të jepte dorëheqjen për faktin se qeveria nuk ka garantuar sekretet e shqiptarët dhe kjo tregon se kjo nuk është e sigurt.
“Problemi qëndron që qytetarët të kanë zgjedhur kryeministër që t’ju japësh garantizëm që ata të bëjnë jetë shoqërore të sigurt, kjo tregon se jeta e tyre nuk është e sigurt. Këta e dinë se posti i kryeministrit është privilegj. Jo është përgjegjës, këta e dinë privilegj se janë të korruptuar. Ku e dinë shqiptarët se çfarë sekretesh ruhen me personalitetet e tyre. Ruajtja ka qenë e shtetit, në sferën e kësaj qeveri. Mos shikoni broçkullat q thotë ai ka ndodhur në Kaliforni, janë 630 mijë shqiptarë të prekur. Shoqëria shqiptare nuk ka opinion publik, po të kishte vetë PS do ta kishte rrëzuar qeverinë, është një vend quazi mesjetar. Autoritarizëm banal, nuk kanë pasur asnjë herë përgjegjësi kryeministrat, atij tjetrit iu branë 26 persona e nuk ka çau kokën fare”, tha Ngjela.
Avokati i njohur theksoi se “Kisha përshtypjen se ky do t ë ishte diçka ndryshe në konceptin e përgjegjësisë, por edhe ky qenka në rrjedhën e Lanës”.
“Ka dalë një sekret shtetëror që është privatësia e individit, po duke parë të gjithë ato emra do të ketë kontinuitet. Mesa pashë pagat e mëdha, mund të kemi qenë dhe jemi përballë pastrimit të parave, ruhet të kontrollojnë bilancet e kompanive që kanë hënë rrogat janë reale apo janë fiktive se kanë pastruar para. Jam i mendimit që kjo që ka dalë do të ketë shumë reperkusione të reja, sepse op publik shikon shumë gjëra dhe probleme financiare të pagave do të krijojnë probleme. Nuk ka rëndësi sa çfarë mund të përfitohet na kjo gjë ka dalë, e rëndësishme është se jemi përballë një skandali të madh. Përgjegjësi e kujt është? Ata që godet Rama sot është përgjegjësi individuale, por je ti i paaftë që e ke lejuar. Është përgjegjësi e madhe. A do të vijë një moment kur kryeministri jep dorëheqjen se pse ra një urë. Ra një urë në Japoni, kryeministri dha dorëheqjen. Këta e dinë kryeministrin pa përgjegjësi. Pse? Sepse e kanë pasur të tyren pushtetin gjyqësor. Nuk mund të ketë demokraci po s’ka pushtet gjyqësor. Se çdo të bëjë SPAK, do të jetë edhe prova, përveç SPAK. Ky akt që ndodhi tregoi se Shqipëria është në një gjendje të mjerë”, tha Ngjela.
Më tej ai hoqi paralelizmin se Shqipëria është akoma në sistemin otoman, ku ai që i paguante para sulltanit drejtonte vendin.
“Duhet të flasim me një koncept gjeneral. Një kryeministër me personalitet që ruan karrierën e tij, del e thotë kemi përgjegjësinë tonë, do të japë dorëheqjen derisa të zbus këtë çështjen. Si mund të dalë kryeministri të thotë kështu kanë ndodhur në Spanjë e SHBA, janë avokati vulgare, budallallëqe, janë non sense. Ajo që provohet është përgjegjësi morale për shtetin, jo penale. Qeveria nuk ka pasur aftësi të ruajë sekretin shtetëror në analet e veta. Pse u vodh banka, me hakera thesari i shtetit, kjo është ndryshe. Kryeministrat shqiptarë që kanë ardhur pa përjashtim nuk e ditur se çdo të thotë, kanë ardhur si pashallarë. Pashain e emëronte sulltanit. I thoshte mua më duhen 6 mln lira ta zemë, ky vendoste njerëzit e tij, si këta këtu, e mbase i jepnin sulltanin lira i rripnin popullin., Ky është otomanizmi. Dhe këtu ministri emëron ministrin dhe i thotë dua 2 mln euro, nuk dua të përmend emra, dua kaq i thotë kryeministri dhe gjoja i dua për partinë. Pra ky moment otoman pësoi çarje të madhe se i doli sekreti shtetëror”, theksoi Ngjela./