BallinaTe tjeraViti 1987/Tragjike, mbyti katër fëmijë se nuk kishte me çfarë t’i ushqente

Viti 1987/Tragjike, mbyti katër fëmijë se nuk kishte me çfarë t’i ushqente

Nga Kastriot Dervishi
1987/Mbyti katër fëmijë se nuk kishte me çfarë t’i ushqente
A keni dëgjuar ndonjëherë që një baba të mbysë fëmijët e tij nga mungesa e ushqimit?! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën e gazepit, në diktaturën komuniste, regjimin më të mbrapshtë që njohu toka shqiptare.
A.L, lindur në vitin 1961 e banues në Qytetin Stalin (sot Kuçovë), në mëngjesin e datës 4.11.1986, mori 4 fëmijët e mitur dhe i mbyti në një fuçi që mbante 200 litra ujë, për shkak “se nuk kishte me se t’i ushqente dhe t’i rriste”. Dy nga fëmijët vdiqën, ndërsa dy të tjerët shpëtuan nga ndërhyrja e qytetarëve. Ishin tre djem dhe një vajzë të moshave 6, 4, 1.5 dhe 0.5 (6 muajsh) vjeç. Babai i tyre i futi tek e tek në ujë, me qëllim mbytjen e fëmijëve. Dy vdiqën menjëherë. Në fillim nuk e pranoi krimin duke thënë se fëmijët i kishte mbytur djali i madh, të cilin sipas tij “e kishin zënë xhindet”. A.L. u arrestua më 15.11.1986. U akuzua në bazë të nenit 84, pikat “a” dhe “b”. Gjykata Rrethit Berat me vendimin nr.124, datë 1.12.1986, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi me vendimin nr.311, datë 18.12.1986 të Gjykatës së Lartë. Vendimi u ekzekutua më 10.1.1987. Në fjalën e fundit, i dënuari kërkoi të pinte një cigare, si dhe shfaqi keqardhjen që nuk u la të takohej me njerëzit e tij.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular