Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se një shtet pranë Shqipërinë ka lëshuar urdhër arresti për zv/kryeministrin dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Berisha tha gjithashtu se Ahmetaj dhe Agaçi janë të dy të përfshirë te afera e inceneratorëve.
Lideri historik i PD shtoi më tej se ishte Engjëll Agaçi ai i cili i mbylli dosjen e lobimit në SHBA, ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, me urdhër të Edi Ramës.
“Ka mandat arresti nga një vend mik për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. është njeriu që i besoi Rama për t;’i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj“, u shpreh Berisha në ‘Zonë e Lirë’.