Shqiperia perjetoi nje nga vitet me te mira kalendarike te historise se saj. Kryefjale e vitit ishte renditja ne vendin e trete te kualifikueseve te Boterorit pas Anglise dhe Polonise duke lene mbrapa nje perfaqesuese te kalibrit te Hungarise qe spikati me performancat ne Euro 2020.
Shumekush nxitoi ne dhenien e deklaratave te ngjyrosura nga euforia duke thene ‘Shqiperia, Katar 2022’ me guximin se atje mund te mberrihej. Por me mend ne krye, tani per tani duhet ti gezohemi kesaj Shqiperie te 2021, e cila pozicionohet ne 70-she te FIFAS, saktesisht e 66 midis 210 shteteve.
Nr. 1 i stolit te kuqezinjve, nje profesor i vertet i shkolles se vjeter italiane, Eduardo Reja, i cili fale eksperiences, pergatitjes tekniko-taktike dhe gjakftohtesise i dha shprese nje kombi qe eshte i shprendare ne skajet me te ndryshme te globit. 77 vjecari grumbulloi plot 55 lojtare ne kombetare ne vitin 2021, duke i dhene mundesine cdokujt te provoje veten dhe te shohe nese eshte realisht gati per stadin me te larte qe mund te arrije nje lojtar ne nivel nderkombetar. Pergjate 365 diteve, kuqezinjte zbriten ne fushen e lojes 12 here, duke dale fitues ne 6 prej takimeve, duke humbur 5 sfida dhe duke u ndare ne barazim pa gola ne nje miqesore me Uellsin. Viti startoi me nje fitore minimale ne fushen e Andorres, per te vijuar me humbjen ndaj Anglise, nenkampione Europe. Viti vijoi me nje tjeter triumf ndaj San Marinos, packa se u konsiderua formalitet nga nje pjese e opinionit, ishte nje fitore qe ndikoi masivisht ne moralin e skuadres, nje sukses qe konfirmoi me se miri se ‘mirazhet’ e frenimit ndaj ekipeve te vogla ishte zhdukur plotesisht.
Muaji Qershor, sherbeu si nje prove gjenerale per teknikun Edi Reja, per te pare vleren reale te grupit qe ka ne dispozicion ku nepermjet dy miqesoreve ndaj Uellsit dhe Cekise provoi edhe shume lojtare te rinj qe kishin premisat per te qene e ardhmja e futbollit shqiptar. E thene ndryshe, nje sprove ne porten e kombetares sone ne vigjilje te Shtatorit qe do percaktonte prioritetet e seciles perfaqesuesje te grupit F. Shtatori, erdhi shume shpejt! Fillimisht, nje udhetim drejt Europes Qendrore, ndaj nje Polonie te forte fizikisht, Polonise se Levandovskit, Polonise qe merr pjese rregullisht ne evenimentet kryesore.
Presioni i madh i sfumoi shpejt kuqezinjte, qe rane ne stadiumin Kombetar te Varshaves, me rezultatin 4-1, megjithate, shpresa ekzistonte ende per te besuarit e Edi Rejes, qe nuk do te dorezoheshin kaq shpejt! Me pas erdhi dhe perballja ndaj rivaleve direkt te Hungarise, qe ndryshe mund ta konsiderojme edhe si pika kulmore e Shqiperise ne keto kualifikuese. Nje ndeshje e dominuar nga entuziazmi i afrimit pas shume peripecish te nje 10shi klasik si Nedim Bajrami qe pritej ti ofronte kombetares nje dimension te ri ne loje, fantazine dhe klasin e munguar.
Por, suksesi erdhi ne minutat permbyllese nga nje magji individuale e Armando Brojes ku pas nje inkursioni te shpejte la me pasoja te renda hungarezet qe ende nuk i besonin syve se po mundeshin ne impiantin modest te ‘Elbasan Arenes’. Me shume se nje finalizim normal, finalizimi i Brojes kishte vlere 3 pikesh, nje finalizim qe nenkuptoi se ‘PO, Shqiperia di si te fitoje ndaj nje kundershtari te drejteperdrejte’ e sidomos kur behet fjale per nje rival qe i shkaktoi probleme Gjermanise, Frances dhe Portugalise ne Europianin e fundit. Nuk ishte nje fitore ‘alla catenaccio italiana’ sic jemi mesuar shpesh por ishte nje triumf bindes me loje, raste dhe volum te larte. Realizimi brilant nga kembet e nje 20 vjecari qe luan ne Premier League ndezi zjarrin e optimizmit dhe entuziazmit dhe ky ka qene casti kur shqiptaret ne eufori e siper, po i kerkonin trajnerit Eduardo Reja nje kualfikim per ne finalet e Katarit. Nderkohe, qe ai ne menyren me lakonike do te reagonte me keto fjale: ‘Te qendrojme me kembe ne toke’. Per ne shqiptaret edhe kjo deklrarate dukej e nje stili italian madje e stilit elegant te Italise se Lucinicos, te Gorizias se Eduardo Rejes.
Na duhej te prismim me qetesi edhe pse pozicionoheshim ne vendin e dyte ne renditje qe na jepte shansin per te shkuar per here te pare ne nje faze play off te Boterorit. 3 dite pas Hungarise, fitorja 5-0 ndaj San Marinos ne ‘Elbasan Arena’ me aktivizimin e 16 lojtareve, dukej se po e perforconte edhe me, deshiren qe shfaej ne vetem nje fjale dhe ne vetem nje shifer- te dyja ‘misterioze’: ‘Katar 2022’! Nderkaq, duhej kuptuar se pasioni, euforia, harete, marramendjet nuk sherbenin.
E verteta e deritanishme ishte vetem kjo: Kombetarja e Shqiperise- e dyta e grupit F te eliminatoreve te Boterorit. Mirepo, ja qe duhej pritur edhe dy muaj per te percaktuar verdiktin final. 9 Tetor, Puskas Arena, casti decisiv per djemte tane. Ne fund, rezultati dihet fitore 0-1 e Shqiperise, qe vjen serish nga e njejta formule: Broja vjen nga stoli, shenon golin e fitores, vesh pelerinen e heroit duke udhehequr kombetaren drejt nje endrre dhe nje pikesynimi te ri qe nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine tone. Nje fitore e cila na ngjiti ne nje kuote prej 15 pikesh, nje shifer rekord per kombetaren ne nje faze eliminatoresh, nje rekord qe dikur mbahej nga Gianni de Biasi me 13 pike ne kualifikueset e Euro 2016. Klasik dhe i bindur ndaj aftesisve te tij, Reja nuk u ndikua aspak nga opinioni sportiv per te ndryshuar modulin e zakonshem 3-5-2 dhe nese do bente dicka te tille do konsiderohej ‘vetevrasje’ pasi rregulli i arte i futbolli thote qe formacioni fitues nuk ndryshohet. Mirepo, papritmas trajneri Reja kishte thyer nje mit te pakapercyeshem duke e cuar Shqiperine shume prane prerjes se biletes se play off te nje Boterori.
Pak dite me pas, sfida percaktuese e grupit ndaj Polonise. Ne rast fitoreje Shqiperia ishte me nje kembe ne fazen e enderruar te play off, por ne ate takim u mblodhen shume situata kunder kombetares. Demtimet dhe Covid-19 lane jashte fushes se lojes Sokol Cikalleshin, Klaus Gjasulen dhe Berat Djimistin, me pak fjale shtyllat e kuqezinjve ne cdo repart te fushes. Megjithate, keto faktor nuk e zbehen entuziazmin e shqiptareve qe paten mbushur plot e perplot stadiumin ‘Air Albania’ me nje rekord te ri te shitjes se biletave, qe ishin ‘sold out’ 10 dite para dites se ndeshjes. Perballja ndaj polakeve ishte disi kontradiktore. Ajo ishte dramatike, taktike, emotive dhe me nje lloj ‘bukurie’ racionale, nese vertet mund te kishte dicka te tille. I kishte brenda saj kthesat dhe fundin e pakendshem.
Nje gol i Polonise, 13 minuta nga fundi kapitulloi te gjithe atmosferen festive te krijuar ne Tirane. Ky eshte futbolli, krejt i pasigurte, sidomos kur sfida po luhet me kujdes te madh dhe eshte ne shifrat 0-0. Ky eshte sporti qe luhet me kemben kapricoze e cila me mijera here nuk i bindet asaj cka urdheron truri i futbollistit. Euforia u kthye ne nje bumerang! Ia kishte marre mend kombetares, ia kishin mpakur iniciativen e te luajturit futboll me qetesi e pa trysni te shfrenuar asisoji. Plot nxitim ia kishim mbushur mendjen kesaj Shqiperie se ishte nje skuader e madhe! Kishim mberritur keshtu, te shpirti i trazuar i kombetares qe gjithnje stononte ne momentin me kritik. Nderkaq, kishim edhe dy ndeshje te tjera te rendesishme ndaj Anglise dhe Andorres, me vendin e trete te garantuar por larg objektivit per tu renditur si force e dyte e grupit F. Humbja 5-0 ndaj Anglise ishte nje konfirmues i distances se larget qe kemi me elitaret e futbollit, ku pervecse na cmontuan ne 45 minutat e para, ngriten edhe nje alarm te forte brenda ne kombetare. Faza eliminatore u mbyll me fitoren e ngushte dhe shume te vuajtur ndaj Andorres qe ishin te vendosur mire ne mbrojtje por nje gol i Cekicit nga pika e bardhe e penalltise mjaftoi qe kombetarja ta mbyllte zyrtarisht grupin ne vendin e trete me nje tjeter rekord pikesh, me plot 18.
Nderkaq, dilema e radhes ishte e ardhmja e trajnerit Edi Reja. Befas u shfaq kjo teme absurde qe pyeste nese do te vijonte te ishte trajner i Kombetares. Por duhet theksuar se Reja nuk ishte as Pozzo, as Valceraggi, as Bearzott, as Arrigo Sacchi, as Marcelo Lippi dhe as Giovanni Trappatoi, sa per te permendur tekniket e famshem nga Italia.
Eduardo Reja ishte nje trajner profesionist i shkolles se shquar te trajnereve italian, te cilen Shqiperia e mori per te permbushur objektivat e renditjes ne vendin e pare ne grupin e Liges se Kombeve dhe objektivin e lenies pas ne eliminatore nje prej Polonise ose Hungarise. Dhe realisht i arriti keto objektiva me sukses, ku nese do te thonim ne startin e ketyre sfidave qe do e mbyllim si kryesues te grupit C te Liges se Kombeve si te tretet e grupit F te kualifikueseve te Boterorit me nje kuote rekord pikesh, dikush mund ta konsideronte si cmenduri!
Pertej te gjithash viti 2021, ishte nje vit pozitiv, ku fale perkushtimit dhe mundit Shqiperia ia doli te shenjonje keto sfida ne historikun e futbollit te saj. Per ecurine e kuqezinjve ne keto eleminatore, grumbullimi i 18 pikeve dhe pozicionimi ne vendin e trete mund dhe duhet te konsiderohet nje sukses, vecanerisht kur kujtojme se kemi lene pas nje kombetare te tradites dhe te rikthyer ne forme si Hungaria, por me siguri vlera me e madhe shkon per procesin e riperteritjes se skuadres.
Te gjithe jemi deshmitare se si nen urdherat e stafit teknik nuk jane shume nga yjet qe na perfaqesuan ne finalet e EURO 2016, por kur konstatojme se jane zevendesuar me te rinj te talentuar, si Broja, Kumbulla apo shume te tjere pritshmerite e cdo tifozi kuqezi behen maksimale se pjesmarrja ne nje tjeter event madhe do te perseritet serish. Me shume mundesi qysh ne Europianin e ardhshem!
Ne horizont duket etapa e re e kuqezinjve qe sheh ti afrohen shume prane sfidave te reja me kompetitive, ku Shqiperia do te ulet serish ne skenen e madhe, duke pasur perpara fleten e bardhe te nje provimi krejt enigmatik!