Nga Vasil Dardha
Rëndomë në institucionet shqiptare, veçanërisht nën drejtimin e “Rilindjes” ka plotë aktivitete qoka vetëm për të harxhuar taksat e shqiptarëve, siç rëndomë jepen dhe paga të tilla që në fakt institucionet e shtetit që duhet të kontrollojnë burxhetin duhet të marrin situatën në dorë për të parë se si bëhen rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve më rroga dhe qoka dhe në funksion dhe të zhbërjes së qëllimit të vet aktivitetit. Një prej tyre është dhe aktiviteti i 90-vjetorit të revistës “Mbrotja” ku referantët kujdeseshin të përkujtonin ata të ethshmit komunistë që i kanë shërbyer partisë duke mos pasur për bazë historinë reale, ku sipas tyre shtypi ushtarak na paska qenë i pavarur deri nga 1990-1994 e më pas qenka politizuar në demokraci, por kjo ka ndodhur veçse në kohën kur qeveriste PD. E në fakt nuk ke çfarë pret prej këtyre referuesve që në idealet e tyre janë të brumosur me idealet e partisë dhe shokut Enver për faktin se të tillë e kanë bërë dhe historinë e Shqipërisë me mashtrime dhe të pavërteta.
Në këtë aktivitet pasardhësit e komunizimit ishin kujdesur jo vetëm që të mos iu çonin ftesa paraardhësve të tyre kontribues në shtypin ushtarak, por ata që i konsideronin të deklasuar as nuk u përmendën në asnjë prej referuesve. Më e pafalshmja ishte për shefen e sektorit, kryeredaktoren e gazetës “Ushtria” e cila as paraardhësit e sajnë të njëjtin funksion nuk kishte mundur të listonte në atë dorëshkrim që ka lexuar para të besuarëve të partisë. E pafalshme është për këtë vajzë të re pavarësisht prejardhjes së saj, e kur një gjë të tillë nuk e bën kjo, çfarë mund të presësh nga ata që shkojnë në Ministrinë e Mbrojtjes me grushtin lartë! Një aktivitet i tillë sigurisht kërkonte gjithëpërfshirjen, ose të paktën e kanë detyrimin moral për ata që e dinë cfarë është morali që edhe nesë nuk iu çojnë ftesë armiqëve të partisë në atë traktin partiak më marsh ushtarak të thonë të vërtetën. Kjo nuk ka ndodhur. Sigurisht janë thurur lavde për të besuarit e partisë, kuptohet që disa prej tyre aty kanë qenë profesionistë (si para 90 dhe pas) dhe kanë merituar dhe vlerësimet, por kur bëhet fjalë për historinë nuk duhen lënë jashtë reaksionarët, ata që rrezikojnë pushtetin popullor aq me tepër kur janë përmendur disa më pak të rrezikëshmit që në vitin 2013 i shkonin mbrapa Sandër Lleshit për të ndenjur në punë e me vonë sërish i thurrnin lavde si ministër i suksesshëm. Ky aktivitet, me një organizim të tillë lë shumë për të dëshiruar. Eshtë në turpin e organizatorëve që dhe qëllimshëm kanë zbritur në këtë hulli turpi, porse pavarësisht kësaj për organizim janë harxhuar para nga qendra e QKMBMMFA. Të harxhosh paratë e taksapaguesve duke deformuar historinë është e turpshme, por kështu janë mësuar të bëjnë dhe e kanë trashgimi dhe nga paraardhësit. Megjithatë na mbetet si objektiv për të gërmuar në zërat e shpenzimeve të kësaj qendre për të parë se si dhe ku përdoren paratë e shqiptarëve për t’i thurur lavde aktiviteteve të partisë veçanërisht para vitit 1990.